Martialit i zbulohen mesazhet skandaloze me një modele

Anthony Martial është kapur mat në një shkëmbim mesazhesh me një femër.

Sulmuesi francez kishte shkëmbyer disa mesazhe me një modele, por nuk ka shkuar gjithçka mirë, përcjell “lajmi.net”.

Mesazhet seksiste janë publikuar nga modelja, gjersa gruaja e tij është që tetë muaj shtatzënë.

Martial thuhet se është duke kaluar nëpër një kohë të vështirë, pasi mesazhet e tij kanë arritur edhe te gruaja e tij.

Lidhja e francezit është në krizë, ndërsa ka mbetur edhe një muaj për tu bërë baba.

Kështu, Martial ka kërkuar ndihmë që ata mesazhe të largohen nga rrjetet sociale, gjë që edhe e ka arritur, mirëpo modelja vazhdon me kërcënime.