Martial shpëton djajtë nga turpi

130

Anthony Martial ka qenë vendimtar në barazimin që skuadra e tij Manchester United e mori në duelin e FA Cupës ndaj West Ham United në Old Traford. Në fakt sulmuesi francez ka shpëtuar “djajtë” nga eleminimi, duke i mundësuar kështu ndeshjen kthyese në Upton Park, transmeton Gazeta Sheshi.

Dueli ndërmjet “djajve” dhe “çekanëve” ka qenë mjaft intersant, derisa skuadrat kanë atakuar portat rrespektive pothuajse gjatë 90 minutave.

Mirëpo për ta parë golin e parë në ndeshje, tifozët u detyruan të presin minutën e 68-të në ndeshje. Mesfushori i miqve, Dimitri Payet ka ekzekutuar në mënyrë mjeshtrore një ndërprerje për ta mposhtur gardianin De Gea, 0-1.

Mirëpo skuadrë e Luis van Gaal e shpëtoi Anthony Martial, i cili nga afërsia në minutën e 83-të nivelizoi rezultatin në 1-1 dhe gëzoi tifozët në Old Trafford.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 dhe kështu rregullat e FA Cup parashohin një ndeshje tjetër kthyese që do të zhvillohet në Londër e ku do të përcaktohet gjysëmfinalisti.

/Gazeta Sheshi/