Marrotta befason me njoftimin për të ardhmen e Pogbas

228

Drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marrotta ka konfirmuar se klubi ka transferuar Gonzalo Higuainin nga Napoli, kurse ka komentuar edhe të ardhmen e Pogbas.

59 vjeçari ka folur para gazetarëve në zyrat qendrore të Lega Calcio, kur e kishte dorëzuar dokumentacionin e sulmuesit argjentinas në Federatë, raporton ‘Football-Italia’.

“E depozituam kontratën e Gonzalo Higuainit. Ka përfunduar gjithçka”, është shprehur Marrotta, transmeton Koha.net.

Higuain bashkohet me kampionin italian për 94 milionë euro, dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Kurse për transferimin e mundshëm të Pogbas në United ka thënë se momentalisht gjithçka është ndaluar.

“Pogba drejt Unitedit? Do të shohim kur gjithçka të përfundojë. Momentalisht gjithçka është ndaluar”, ka thënë ai.