Marku bën Londrën të flas shqip, fitore e jashtëzakonshme nga bokseri shqiptar

274

Florian Marku ka triumfuar në meçin e madh ndaj Rylan Charlton.

Boksieri shqiptar ka mposhtur boksierin nga Britania e Madhe në meçin e zhvilluar sonte në ‘The SSE Arena’ në Wembley të Londrës.

28 vjeçari tani ka tetë fitore dhe një barazim nga nëntë ndeshje në boksin profesionist.

Fitorja sonte për Markun erdhi në raundin e tetë, pasi trajneri i Charltonit hodhi peshqirin e bardhë në dysheme.