Mariah Carey: Nuk e njoh Jennifer Lopezin, kush eshte ajo?

104

Janë bërë më shumë se dhjetë vjet që prej momentit të famshëm, në të cilin këngëtarja Mariah Carey u kishte thënë gazetarëve se “nuk e dinte kush është Jennifer Lopez”.

Megjithatë, “lufta” mes dy yjeve akoma vazhdon. Pas dhjetë vjetësh, Carey ka shtuar edhe më shumë spekulimet për armiqësinë mes dy artisteve të njohura amerikane.

Mariah është pyetur së fundi nga TMZ se çfarë mendonte për njerëzit që akoma i referohen thënies ‘Nuk e njoh atë’, pas kaq shumë vitesh. Këngëtarja pa hezituar u përgjigj, “Akoma nuk e njoh”.