Maria Sharapova zbulon dietën e saj

113

Tenistja e njohur, Maria Sharapova, ka zbuluar ekskluzivisht për revistën “The Covetur”, disa nga sekretet e dietës që ajo përdor, të cilat në vazhdim i përcjell “Gazeta Sheshi”.

“Hidratimi i përshtatshëm dhe koha e caktuar e gjumit”, është vetëm një nga elementet kryesore që e bëjnë të jetë githnjë në formë raketen ruse.

Sa i përket ushqimit, Sharapova preferon të përdorë “proteina natyrale dhe sa më shumë perime”, për të mbajtur sa më të shëndetshëm trupin e saj.

“Gjëja e parë që bën Maria porsa të zgjohet nga gjumi, është të pijë një gotë ujë me limon, apo disa fryta të shtrydhur. Më pastaj preferon të pijë një kapuçino apo edhe ndonjë gotë qumësht të nxehtë”.

“Mëngjesin e preferoj të ha me përshutë dhe bukë thekne, ose ndonjë sanduiç”, ka theksuar rusja gjatë intervistës.

Ndërkohë, sa i përket palestrës, ajo thotë se ushtron vazhdimisht, mirëpo përkujdeset në maksimum, që ushqimi i saj gjatë gjithë ditës të jetë i lehtë dhe sa më pak kalorik.

Sharapova gjithashtu ka treguar se pëlqen të hajë ushqim tradicional rus, vetëm sa ka kujdes maksimal tek brumërat.