Marcelo – Rolando, përtej parashikimeve

Në mesin e shumë temave, Marcelo ka folur për lëndimin e Cristiano Ronaldos, ardhjen e Alvaro Moratas dhe mundësin që ai të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.

“E kam uruar Roanldon e Pepen për triumfin në Euro 2016. Ishte paksa e dhimbshme lëndimi i Cristianos, por të gjithë shpresojmë se nuk është serioze dhe se ai do të luaj në finalen e Superkupës ndaj Sevillas”, ka thënë Marcelo.

“Të largohem nga Real Madridi? Vetëm nëse Reali më përzë”, tha duke qeshur Marcelo, i cili shtoi: “Dua të qëndrojë në Madrid deri në fund të karrierës, dua të vazhdojë të jetojë në Madrid”.

“Morata është një lojtar më i pjekur tani, besoj se do të na ndihmojë shumë gjatë sezonit. Jemi të lumtur që e kemi këtu”, shtoi Marcelo.

“Të gjithë duam që Nacho të qëndrojë. E njoh atë që nga kur ishte e ri dhe vinte në stërvitje nga Castilla. Nacho na ndihmon shumë gjatë gjithë sezonit, si jashtë po ashtu edhe brenda fushës. Edhe ne edhe klubi duam që ai të qëndrojë”, vijoj më tej Marcelo.

“Fitimi i dy ligave të Kampionëve në tre vite ishte e mrekullueshme, diçka që nuk mund të harrohet. Tani jemi duke u përgatitur sa më mirë që të nisim sezonin me trofe. Kemi Superkupën e Europës dhe më pas Kupën e Botës për Klube. Duam të nisim mirë sezonin dhe të luftojmë për çdo titull. Përgatitjet po shkojnë mirë”, tha mes tjerash braziliani.