Marcelo i kundëpërgjigjet Piques

130

Marcelo i është kundërpërgjigjur deklaratave të Gerard Piques që beson se Atletico Madrid paraqet një rrezik akoma më të madh se Real Madridi.

Pasi Madrilenët i dhanë fund ecurisë së Barcelonës prej 39 ndeshjeve pa humbje, Pique potencoi që Atletico ishte skuadra e dytë më e mirë në Spanjë dhe që do i pëlqente të luante me Real Madridin në finalen e Championsit.

“Ai ka mendimin e tij dhe ju duhet t’a respektoni atë”, tha Marcelo për mediat përpara se skuadra e tij të përballet me Wolfsburg në Champions League.

“E festoj çdo fitore sikur të kem fituar ndonjë titull sepse të luash dhe të fitosh është e vështirë, prandaj dhe unë i festoj të gjitha fitoret që i arrijmë”.

Marcelo beson që të mbajturit e portës të paprekur në Volkswagen Arena është çelësi për shanset e Real Madridit për të vijuar tutje në këtë kompeticion.

“Është e rëndësishme që skuadra është mirë dhe shumë e fokusuar në atë që duhet të bëje, për këtë mund t’a pyesni edhe trajnerin. Është shumë e rëndësishme që ne të largohemi nga këtu pa mos pësuar gol”, vazhdoi Braziliani.

Anësori poashtu ripërsëriti që skuadra është e koncentruar në ndeshjen vijuese dhe foli për marëdhëniet e tij të veçanta me Brazilianët e Wolfsburg.

“Jemi të qartë me atë që duhet të bëjmë dhe do të japim gjithçka për të bërë një ndeshje të mirë”, vazhdoi ai.

“Luis Gustavo, Dante dhe unë jemi si vëllezër. Kemi folur për ndeshjen por nuk kemi bërë ndonjë zotim. Sidoqoftë, flokët e mia janë më të bukura”, (qeshet).