Maradona: Do të bëhesha trajner i këtij ekipi pa as 1 euro rrogë

243

Diego Maradona me padurim pret një mundësi për t’u rikthyer në postin e trajnerit, derisa ka pranuar se synon që ta drejtojë sërish Argjentinën.

Madje, ai ka thënë se do ta pranonte postin edhe pa u paguar fare.

“Diego Simeone nuk ishte i interesuar për postin për shkak të arsyeve financiare. Paratë nuk janë problem për mua”, deklaroi Maradona për “Fox Sports”, përcjell “Lajmi.net”.

“Do ta drejtoja ekipin Kombëtar pa u paguar fare. Shumë njerëz mendojnë se jam trajner i shtrenjtë. Por, çka mendoni për Mourinhon? Dhe, Ancelottin ose Simeonen? Nuk e di se i shtrenjtë jam unë në krahasim me këta trajnerë. Ka filluar të më mungoj shumë puna e trajnerit. Më mungon puna me futbollistë dhe betejat me gazetarët”, theksoi ai.

Maradona ishte selektor i Argjentinës mes 2008 dhe 2010, duke u larguar nga posti pas humbjes nga Gjermania në çerekfinalen e Botërorit 2010.