Maqedonia nuk ka fituar që dy vjet

151

Maqedonia është duke kaluar një prej momenteve më të vështira gjatë dekadave të fundit.

Përfaqësuesja fqinje mbylli në mënyrën më të shëmtuar të mundshme eliminatoret e kaluara të Kampionatit Europian. Kombëtarja i mbylli në vend të fundit eliminatoret e Europianit ku i la mbrapa edhe Luksemburgu apo Bjellorusia.

Me vetëm një fitore dhe një barazim në dhjetë ndeshje, Maqedonia ishte një prej ekipeve më të dobëta në edicionin e fundit.

Të hënën, përfaqësuesja e drejtuar nga Igor Angelovski do të nisë një rrugë të re, eliminatoret e Kampionatit Botëror. Përballë Shqipërisë në Shkodër, fqinjët do të tentojnë një rezultat pozitiv në startin e eliminatoreve.