Maqedonia dislokon trupa pranë kufirit me Greqinë për shkak të refugjatëve

Maqedonia ka dislokuar një numër të paspecifikuar trupash ushtarake pranë kufirit me Greqinë, që deri tani kishin qenë të stacionuar në qendrën e pritjes në Gjevgjeli, po pranë kufirit, njoftuan sot burime të ANSA-s.

Ato shtuan se vendimi ishte marrë gjatë një takimi të këshillit të sigurisë të vendit të vogël ballkanik, ku u diskutua përkeqësimi i situatës pranë kufirit.

Mijëra migrantë dhe refugjatë janë bllokuar në pjesën greke, pas mbylljes së të ashtuquajturës ”rruga ballkanike”.

Të hënën, qindra migrantë u përpoqën të largoheshin nga kampi grek i Idomenit për t’u futur në Maqedoni, por që u kthyen pas nga policia.