Maqedonët "shpërthejnë" ndaj DigitAlbit pas fitores së Shkëndijës

479
Shkëndija ka bërë hap të rëndësishëm drejt kalimit në raundin tjetër të Ligës së Evropës.

Skuadra shqiptare ka mundur 2:0 skuadrën e njohur çeke, Mlada Boleslav, në stadiumin kombëtar në Shkup.

Për tifozët e Shkëndijës, ‘Ballistët’, ky stadium quhet ‘Adem Jashari’, e jo ‘Filipi II’ siç e quajnë maqedonasit.

Kjo ka bërë që javët e fundit të ketë reagime të mëdha në mediet serbe, e sonte ka reaguar edhe media nga Maqedonia, ‘Sportmedia.mk’.

Kjo media kërkon që ‘DigitAlbit’ t’i ndalohet hyrja në stadium, pasi që komentatori i kësaj kompanie gjatë komentimit të ndeshjes Shkëndija – Mlada, stadiumit ‘Filipi II’, i referohet si stadiumi ‘Adem Jashari’.

Sipas ‘Sportmedia.mk’, ky është një provokim i madh nga komentatori i Digitalb, duke shtuar se si do të ndiheshin shqiptarët nëse mediet maqedonase më 5 shtator gjatë ndeshjes Shqipëri – Maqedoni, thonë se po raportojnë nga stadiumi ‘Sllobodan Millosheviq’ ose ‘Zeljko Raznatovic Arkan’