Mangesite e eneve plastike

Është e pamundur që, në cilëndo shtëpi, të mos gjenden tasa apo enë plastike tek të cilat ruajmë ushqimet në frigorifer apo paketojmë atë çfarë ka tepruar nga një drekë apo darkë. Shpesh, mund t’i përdorim këto enë edhe për të marrë ushqimin me vete në punë por, a janë të sigurta?!

Nuk pretendojmë në një përgjigje absolute dhe as të shmangim përdorimin e tyre sepse do të ishte e pamundur por janë disa gjëra që duhen ditur për të evituar ndikimin e përbërësve kimikë të plastikës në ushqim. Plastika ka vetinë t’i lëshojë substancat e saj të dëmshme në kontakt me ushqimin e nxehtë prandaj, nëse keni ndërmend të konservoni diçka në enë plastike të paktën prisni deri sa të ftohet.