Mane nuk ka dëmtim serioz, por Liverpooli kërkon “yllin” e Realit. Ka gati 70 milionë euro

Edhe pse lajmi i mirë është që Sadio Mane nuk ka asgjë serioze, pas daljes nga fusha në ndeshjen me Wolvesin (një javë pushim për të rikuperuar forcat për afrikanin), te Liverpooli nuk duan që t’i lënë asgjë rastësisë edhe në rast të ndonjë problemi në fazën e dytë të sezonit.

Madje, edhe pse kanë fituar 22 nga 23 ndeshjet e Premier Ligës (një e kanë barazuar), Jurgen Klopp duket se është gati t’i shtojë një tjetër yll grupit të tij të frikshëm të lojtarëve.

Pas Minamotos, emri i radhës që trajneri gjerman kërkon është ai i Iscos. Mesfushori, i cili ka humbur gjurmët te Reali i Madridit, me vetëm 17 prezenca dhe 1 gol të shënuar, mund të joshet nga oferta e Liverpoolit, pasi këta i kanë bërë dje Realit një ofertë prej 70 milionë eurosh.

iskop