Mancini: Më pëlqen të humbas me të mëdhatë

134

“Askujt nuk i pëlqen të humbasë, por preferoj të luajë kundër ekipeve të forta sepse, përtej humbjes, është më mirë të përballesh me skuadra të këtij niveli”. Këto kanë qenë fjalët e trajnerit të Inter, Roberto Mancini, i cili është dukur shumë i qetë pas humbjes 6-1 të pësuar nga zikaltrit kundër Tottenham. “Përtej rezultatit, kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë. Mund të përmirësohemi akoma duke punuar”. Mancini ka qenë i kënaqur me paraqitjen e Banega-s: “Është një futbollist që duhet lënë i lirë të luajë, është i aftë dhe na duhen depërtimet nga mesfusha për të shënuar. Objektivi për sezonin e ardhshëm është të përmirësojmë vendin e katërt të arritur vitin e kaluar dhe kjo është e mundur, duhet të punojmë shumë për të gjetur formën e duhur dhe për të arritur rezultate pozitive”.

https://www.youtube.com/watch?v=_bwcY7nUnfw

Nuk kanë munguar komentet as nga zëvendëspresidenti i Inter, Javier Zanetti: “Më vjen keq për humbjen 6-1. Por sinqerisht, nëse analizojmë ndeshjen dhe nëse qëndrojmë vetëm te pjesa e parë, duhet të them se kemi shumë punë për të bërë, por edhe se janë parë shumë gjëra pozitive”, ka thënë argjentinasi. “Banega ka personalitet, kërkon gjithmonë shokët e skuadrës që janë të hapur dhe është logjike që mund të na ndihmojë shumë. Mungojnë akoma edhe dy javë nga ndeshja e parë e vërtetë dhe duhet të punojmë për të qenë në maksimumin e formës. Edhe një humbje si kjo është një provë e rëndësishme, duke parë se luanim me një skuadër që javën e ardhshme fillon kampionatin. Nuk duhet të kërkojmë justifikime, të pranojmë humbjen dhe t’i futemi punës”.