Mancini: Icardi? Preferoj… filmat porno

171

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka mbajtur konferencën e parë për shtyp në Riskone të Brunikos, aty ku Interi po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm.

Të shumtë argumentat që Mancini preku, duke nisur nga çështja Ikardi, me sulmuesin që kërkon rritje page dhe bashkëshorten e tij Uanda Nara që prej ditësh po debaton në distancë me drejtuesit zikaltër: “Nuk kam lexuar asgjë, nuk di asgjë, janë gjëra që nuk më përkasin mua. Nuk e lexoj shtypin, nuk shoh televizion, nuk e dëgjoj radion. E shumta, ndonjëherë shoh filmat porno. Për mua ka rëndësi që Ikardi të stërvitet mirë, të luajë mirë dhe të shënojë 20 gola”, shprehet Mancini.

Interi ka pronarë të rinj, por Mancini me sa duket nuk i njeh ende: “Kam folur me ta para dy javësh dhe kaq”.

Juventusi: “Besoj se është përforcuar, edhe pse i ka ikur Morata. Në futboll ndodh gjithçka, por për momentin Juventusi është mbi të gjithë”.

Merkatoja po hyn në fazën e saj të nxehtë, sepse po afron gushti: “Gabriel Jesus mendoj se do të bëhet sulmues i madh. Jao Mario është i ngjashëm me Brozovicin, edhe pse mund të luajë edhe në krah. Gjithsesi, kushdo që të vijë, do të ketë nevojë për kohë, që të ambientohet. Jovetic? Po stërvitet mirë, është ende i Interit, nuk e di më vonë. Të pashitshëm tek Interi? Mos më pyesni mua. Për mua lojtarët titullarë nuk preken, i njihni cilët janë”.