Manchester United ka tejkaluar gjigantët europian, Real Madrid dhe Bayern Mynih, në një fushë për të cilën gjigantët europian janë gjithnjë në luftë e sipër. Djajtë janë skuadra e tretë në Europë me më së shumti tifozë këtë sezonë, transmeton Gazeta Sheshi.
Gjatë këtij sezoni, skuadrën në Old Traford e kanë ndjekur një mesatare prej 75,331 persona, duke tejkaluar kështu Realin që renditet në pozitën e katërt dhe Bayernin që renditet e pesta.
Në vendin e parë qëndron Borussia Dortmund, që ndiqet më pas nga Barcelona.
/Gazeta Sheshi/