Manchester United i futet garës për Miranda-n

90

Djajtë janë duke e shqyrtuar mundësinë për të transferuar mbrojtësin brazilian të Interit, Joao Miranda-n, raportojnë mediat në apenine. 31-vjeçari i ardhur këtë edicion në San Siro është në kërkim të një skuadre me të cilën mund të luajë në Ligën e Kampionëve dhe neroazurrët siç duket nuk do kenë mundësi ti përmbushin pritshmëritë, transmeton Gazeta Sheshi.

Eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio ka pohuar se tashmë kanë filluar kontaktet ndërmjet skuadrës angleze dhe mbrojtësit brazilian. Madje, mësohet se futbollisti ka një klauzolë që e lejon atë të largohet nga skuadra italiane nëse këta të fundit nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

/Gazeta Sheshi/