Ardhja e teknikut portugez Jose Mourinho në stolin e Manchester United, konsidorohet si një revolucion shumë i madh. Bashkë me të pritet të vij dhe një numër i madh i futbollistëve, në mesin e tyre edhe ylli i Borussia Dortmund-it, Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton Gazeta Sheshi.
Siç ka raportuar tabloidi britanik Mirror, sulmuesi nga Gaboni është cak i disa skuadrave të mëdha të Ligës Premier, ndërkohë djajtë janë favorit në ishull për ti fituar shërbimet e tij.
26-vjeçari gjithashtu është cak edhe i skuadrës mbretëore Real Madrid dhe Barcelona, mirëpo mbetet të shihet se si do të lëvizin gjërat deri në merkaton e verës.
/Gazeta Sheshi/