Manchester City fiton Superkupën e Anglisë, mposhtë Liverpoolin pas ekzekutimit të penalltive

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City është fitues i Superkupës së Anglisë për vitin 2019.

Citizens kanë triumfuar në finale ndaj Liverpoolit, vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

90 minutat e rregullt përfunduan me rezultat të barabartë 1-1, me Raheem Sterling që shënoi për Cityn, ndërsa Joel Matip barazoi shifrat në 1-1.

Pas ekzekutimit të penalltive, City triumfoi me rezultat 5-4.

Liverpool:

Xherdan Shaqiri ✅, Georgino Wijnaldum ❌, Adam Lallana ✅, Oxlade-Chamberlain ✅, Mohamed Salah ✅.

Manchester City:

Ilkay Gundogan ✅, Bernardo Silva ✅, Phil Foden ✅, Oleksandr Zinchenko ✅, Gabriel Jesus ✅.

/Gazeta Sheshi/