Manchester City blindon mesfushorin, firmos për katër vitet e ardhshme

lkay Gundogan, mesfushori i Manchester City, ka rinovuar kontratën deri në vitin 2023, me skuadrën angleze.

28-vjeçari pas shumë bisedimesh me klubin, ka rënë dakord dhe ka nënshkruar kontratën e re katër vjeçare.

Guardiola beson shumë te lojtari dhe ishte një ndër arsyet që ai ka vazhduar bashkëpunimin.

Kujtojmë që Gundogan është bashkuar me skuadrën angleze në vitin 2016, kur u transferua nga Dortmundi.

Dëmtimet që ai ka pasur nuk e kanë lënë  të japë më të mirën, në disa faza, por sërish ai ka fituar besimin e Guardiolës.