Mancheser City dorëzohet para befasisë Leicester City

98

leiceser cityLeicester City vazhdon marshin drejt titullin kampion, derisa pak kush mund të kishte besuar se skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri do të kryesonte Ligën Premier, para gjigantëve të shumtë në ishull.

“Dhelprat” siç njihen ndryshe në Angli, kanë triumfuar në udhëtim tek skuadra e Manchester Cityt, (1-3), duke vazhduar të mbajë primatin e kampionatit.

Gjermani Robert Huth me dy gola, si dhe Ryiad Mahrez me një tjetër, kanë ndihmuar skuadrën e Leicester Cityt të marrë një fitore me shumë vlera, që e mban skuadrën nga King Power gjashtë pikë larg Cityt. Në këtë duel golin e nderit u realizua përmes sulmuesit, Kun Aguero, pas asistimit të mesfushorit kosovar, Bersant Celina.