Man Utd turpërohet nga Rio Ferdinand

Rio Ferdinand ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen Manchester United 0-1 Juventus.

Rio Ferdinand ka thënë se ndeshje ndaj Manchester United dhe Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve, kanë luajtur burrat me djemët.

“Po ta shikosh në detaje ndeshjen Manchester United – Juventus, mund të shikoni se burrat kanë luajtur kundër djemve”, ka thënë anglezi.

“Juventusi ishte superior në çdo repart të ndeshjes, ata kishin më shumë vetëbesim, andaj arritën që ta mposhtin edhe psikologjikisht Manchester Unitedin”.

“Ata e kanë merituar fitoren, pasi vetëm posedimi i topit i tregon të gjitha për këtë ndeshje”, ka shtuar më tej Ferdinand.