Man Utd dhe Chelsea zihen për ballkanasin

99

Manchester United dhe Chelsea mbyllin një tjetër sezon zhgënjyes, me synimin e rindërtimit të skuadër për sezonin e rradhës. Tashmë dy gjigantët anglez janë në kërkim të një tekniku të ri dhe futbollistëve të cilët do forcojnë organikën e tyre, transmeton Gazeta Sheshi.

Ja që njëri prej tyre është bërë cak i dy skuadra. Mesfushori boshnjak që luan në rradhët e Romës, Miralem Pjanic është cak i djajve të kuq dhe bluve nga Londra. Për të rrëmbyer shërbimet e Pjanic, skuadrat duhet të kenë gati 40 milionë funta, njoftojnë mediat në apenine.

“Jam shumë i lumtur te Roma, mirëpo të ardhmes nuk i dihet”, ishte shprehur futbollisti javë më parë, duke mos përjashtuar kështu mundësinë e largimit nga Olimpico.

/Gazeta Sheshi/