Man. United i thotë “Jo”, Mourinho drejt Realit ose PSG

113

Manchester United është gati t’i thotë “Jo” Jose Mourinho-s. Ende asgjë nuk është zyrtare, por mediat angleze bëjnë të ditur se do t’i takojë Ryan Giggs të vazhdojë operacionin e rilindjes së klubit anglez. Gjithsesi e ardhmja e Mourinhos projektohet drejt piacave jo më pak të rëndësishme, në Madrid ose në Paris. Mozaiku i stolave të klubeve të mëdha të Europës për sezonin e ardhshëm ende nuk është kompletuar dhe fati i Zinedine Zidane dhe Laurent Blanc mbetet ende pezull. Fitorja 3-0 ndaj Wolfsburgut në shenjën e Cristiano Ronaldos ka rritur kuotat e Zizou, por Florentino Perez duket i tentuar nga ideja për të rimarrë te Reali i Madridit një nga trajnerët e tij të preferuar. Jo rastësisht mediat spanjolle e kanë theksuar disa herë këtë opsion, por gjithsesi duhet pritur fundi i sezonit pasi një triumf në Champions do ta bënte ta pamundur largimin e Zidane.

Por nëse në Madrid mbetet për t’u pritur rezultatet e fund sezonit, në Paris gjërat janë ndryshe. Të martën krerët e PSG nxituan t’i jepnin votëbesimin Laurent Blanc, në të nxehtë, menjëherë pas eliminimit në Champions nga Manchester City, por presidentit Al Khelaifi i shpëtuan disa fraza aspak siguruese në lidhje me trajnerin francez që ka rinovuar së fundmi kontratën deri në vitin 2018. Në Doha padyshim që ky eliminim djeg, mbi të gjitha pasi erdhi kundër rivalëve të Abu Dhabit, nga sheikët e Citizens. Emiri Al Thani në javët e ardhshme do të bëjë të ditur strategjinë për sezonin e ri dhe mbetet ende për t’u kuptuar nëse frenat e skuadrës do të mbeten në duart e Blanc. Para se të rikthehej te Chelsea, Mourinho u raportua disa herë për një transferim të mundshëm te kampionët e Francës, por ai më pas preferoi të rikthehej në Premier League.