Malmo – Drita, lajm me rëndësi nga Komuna e Gjilanit

Drita zhvillon të martën mbrëma duelin kthyes ndaj Malmos në Suedi, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Për ta ndjekur ndeshjen është organizuar transmetimi në format gjigant HD nga Zyra e Kryetarit të Komunës në sheshin “Agim Ramadani” (Para Teatrit) në Gjilan, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja fillom nga ora 19:00.

Kujtojmë që edhe për ta parë finalen e Kupës së Botës ishte organizuar një event i tillë, derisa kishte mbledhur mijëra qytetarë para Teatrit të Qytetit.

Fotografia e Eroll Jonuzi/Gazeta Sheshi/