Malisheva bindëse përballë Fushë Kosovës, rezultati i miqësores është tejet i lartë

Malisheva është njëra nga skuadrat që ka shpallur kandidaturën për t’u inkuadruar në elitë edicionin e radhës. Kjo skuadër ka bërë afrime të shumta në afatin kalimtar të verës, derisa një javë para fillimit të edicionit të ri në Ligën e Parë e ka shfaqur forcën përballë Fushë Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra e trajnerit Senad Alirifa ka triumfuar këtë vikend përballë “Pampurave” me rezultat bindës 6-2.

Kjo njëherit ishte edhe ndeshja e fundit kontrolluese për dy skuadrat para fillimit të edicionit të ri futbollistik.

Malisheva ndodhet në grupin A të Ligës së Parë, derisa do të takohet me Onix.

Ndërkohë Fushë Kosova luan në Ligën e Dytë Unike dhe në ndeshjen hapëse do të udhëtojë drejt Gjakovës për t’u përballur me Dukagjinin.

/Gazeta Sheshi/