Maliqi: Vitet e ardhshme do të jenë të Prishtinës

Behar Maliqi gjatë prezantimit te FC Prishtina

Behar Maliqi është rikthyer te FC Prishtina shtatë vite më pas. Në edicionin 2012/13 mesfushori i njohur kosovar fitonte titullin e kampionit me këtë klub, ndërkohë më pas rrugët u ndanë, për t’u ribashkuar sërish, shkruan Gazetasheshi.com.

Sipas 33 vjeçarit, klubi i Prishtinës do të luftojë për trofe gjithmonë, pavarësisht se cilët futbollistë do të jenë pjesë e kryeqytetasve.

Madje, Maliqi beson se vitet e ardhshme do të kalojnë nën dominimin e Prishtinës.

“Pa marrë parasysh futbollistëve të cilët janë brenda ekipit, Prishtina gjithmonë lufton për trofe. Është e vërtetë që titulli mungon që disa vite, por vitet e ardhshme do të jenë të Prishtinës, pa marrë parasysh se kush do të jetë pjesë e klubit”, deklaroi Maliqi për “KTV”.

Behar Maliqi duke luajtur me fanellën e FC Prishtinës

Mesfushori nga Fushë Kosova ka fituar pesë tituj kampioni në karrierën e tij, derisa dy i ka arritur me Feronikelin. Krahas kësaj skuadre, ai ishte gjithashtu pjesë e Partizanit të Tiranës dhe Llapit.

/Gazeta Sheshi/