Maliqi: Dihet kush është skuadra më e fortë, nuk ka skuadër e Superligës që na del para

Ballkani merr kreun e Superligës sërish pas javës së 16-të, derisa në kuadër të kësaj jave e mposhti skuadrën e Gjilanit me rezultat 2-1, raporton Gazetasheshi.com.

Gëzimin për këtë sukses nuk e fshehin aspak në kampin e ‘portokallinjëve’, derisa në në prononcim për media pas ndeshjes Agim Maliqi paralajmëroi të gjitha klubet e tjera të Superligës.

“Jemi shumë të kënaqur me skuadrën tonë. Këto pikë ishin shumë të rëndësishme për ne dhe sinqerisht po them që nuk ka skuadër e Superligës që na del përpara. Dihet kush është skuadra më e fortë”, deklaroi ndihmëstrajneri i Ismet Munishit.

Me 34 pikë tashmë Ballkani kryeson e vetme renditjen në Superligë, e ndjekur nga Gjilani që ka 31.

/Gazeta Sheshi/