Majlinda pushton Rusinë, shpallet kampione e Evropës

495

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian. 

Xhudistja kosovare mposhti në finale francezen Priscilla Gneto.

Për të arritur deri në finale, Majlinda mundi një tjetër franceze, Annabelle Auranien.

Majlinda e kaloi xhiron e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mundi ukrainasen Oleksandra Starkova.

Kurse, në rrethin e tretë, pejania ishte më e mirë se izraelitja Roni Schëartz, për ta fituar grupin dhe për të shkuar në gjysmëfinale, ku e mundi francezen Euranie Annabelle.