Majlinda Kelmendi në gjysmëfinale

261

Majlinda Kelmendi ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, pasi në sfidën e dytë ka mposhtur xhudisten Christianne Legentil.

Kjo e fundit e kishte eliminuar Majlindën nga ‘Londra 2012’, por kampionia e botës u tregua shumë më e mirë në ‘Rio 2016’, duke avancuar më tej.

Kalimi në gjysmëfinale i siguron medalje olimpike xhudistes nga Kosova, që bën historinë duke i sjell medaljen e parë olimpike në Kosovë.