Majlinda Kelmendi, ambasadore e nderit

108

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të flamurit të Kosovës atletëve, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Rio 2016, kampionia në xhudo, Majlinda Kelmendi është shpallur ambasadore e nderit.

Në këtë ceremoni tetë atletët përfaqësues të Kosovës janë dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave. Ceremonia u zhvillua në parkun e Gërmisë, nën patronatin e presidentit.