Mahrez nuk e kishte njohur Leicesterin

119

Riad Mahhrez nuk do e kishte menduar kurrë faktin se një ditë mund të ketë qenë ylli kryesor i kësaj skuadre. Jo për faktin se nuk posedonte cilësitë për tu bërë një i tillë, mirëpo ai nuk e kishte njohur më parë skuadrën angleze.

“Nuk e njihja se çfarë ishte Leicesteri. Madje në Francë e njihnin si një skuadër e ragbit”, theksoi Mahrez për mediat angleze.

Algjeriani ka qenë njëri ndër pikat më të forta të “Dhelprave” derisa ka realizuar 14 gola dhe ka dhuruar gjithsej 11 asiste.