Magani te Feronikeli? Vjen reagimi zyrtar

Gugash Magani, trajneri peqinas i Besës, është lakuar sot për një largim të mundshëm nga kavajasit drejt Kosovës, te kampionët e Feronikelit.

Diçka e tillë është hedhur poshtë nga verdhezinjtë, që kanë dalë me një deklaratë dhe theksojnë se Magani është nën kontratë dhe do ta drejtojë Besën edhe sezonin e ri futbollistik.

Magani edhe në të shkuarën ka drejtuar në Kosovë. Trepça ’89 ka qenë klubi me të cilin ka bashkëpunuar peqinasi.

Mbetet për t’ u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.