Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro ka ndërmarrë një sërë masash për të kursyer energjinë, njera prej te cilave nuk eshte degjuar te jete ndermarre me heret nga nje president.
Ai u ka kërkuar grave në vendin e tij që mos të përdorin tharësen e flokëve.
Maduro u ka thënë grave që të përdorin alternativa të tjera në vend të tharëses, pasi kjo e fundit harxhon shumë energji.
“Kur një grua i than flokët në mënyrë natyrale, mendoj se duket më mirë”, citohet të ketë thënë Maduro.
Madje për të kursyer energjinë, Maduro ka shpallur një dekret ku punëtorëve u jep pushim edhe të premten për dy muaj.
Përveç kësaj Maduro raportohet të ketë marrë edhe masa të tjera.