Madona te ben te gjunjezohesh. Sepse ajo eshte Madona

166

Rita Ora ka thënë se Madonna e kishte bërë të gjunjëzohej para saj kur ishin takuar për herë të parë.

25 vjeçarja ka thënë se kur ishte takuar për herë të parë, para tre vjetësh me Madonnan, ajo i kishte kërkuar që të gjunjëzohej për shkak të ndriçimit, shkruan Standard.co.uk.

“Isha në një organizimin për bamirësi dhe aty takova idolin tim Madonnan. Isha duke pritur dhe dridhesha, dhe motra më tha, ‘a je mirë? Dukesh si e çmendur. Dhe me të vërtetë ashtu isha. Madonna po vinte me ndriçim përreth vetes. I thashë, ‘përshëndetje, është kaq mirë të të takoj’ dhe ajo më tha, ‘ka shumë dritë këtu, a mund të biesh në gjunjë? I thashë në rregull. Pastaj u gjunjëzova dhe biseduam kur unë isha në dysheme. Mund ta besoni? Por, ajo është Madonna dhe ajo mund të bëjë çfarëdo që dëshiron”, është shprehur Rita.