Lutz Lindemann flet për Arbnor Morinën

Gjilani dhe Prishtina ndeshen nesër në kuadër të javës 16 të Vala Superligës. Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren, por pikët janë të domosdoshme sidomos për Prishtinën që është lidere.

Me këtë rast, trajneri i Prishtinës, Lutz Lindemann ka thënë se duhet angazhuar maksimalisht për ta fituar sfidën përballë ekipit të Arbnor Morinës, trajner i vlerësuar nga gjermani.

“Gjilani luan si vendas, është skuadër e fortë dhe ka trajner të mirë. Kanë taktikë të mirë. Ndërsa ne na duhet disiplinë, shumë vrapim, forcë, lojë ekipore dhe kuptohet nuk pritet diçka nga ne ndryshim të madh taktik. Krejt çfarë duhet bërë është angazhimi maksimal dhe besoj se mund t’ia dalim të fitojmë edhe këtë ndeshje”, ka thënë kryetrajneri, Lindemann, transmeton Gazeta Sheshi.

Ndërkohë, futbollistët, Liridon Kukaj dhe Lorik Boshnjaku mendojnë se mund ta fitojnë këtë ballafaqim me angazhim, derisa kanë vetëm fjalë të mira për rivalin.