“Lutem që Balon të blejnë në Kinë”

131

Ish-futbollisti i Liverpulit, Jamie Carragher, gjatë një interviste për të përditshmen britanike “Daily Mail”, nuk është kursyer teksa ka analizuar sulmuesin Mario Baloteli, aktualisht i huazuar nga Liverpooli te Milani:

“Njerëzit më thonë që ka talent, mirëpo unë nuk e kam parë kurrë të luajë një ndeshje të mirë. Lutem dhe shpresoj me gjithë zemër që dikush nga klubet kineze ta blejë në fund të sezonit, pasi të rikthehet nga huazimi te Milani.

Nuk besoj se ndonjë klub tjetër anglez është i interesuar për të. Finalja e Stambollit? Në pjesën e parë po na mundi ekipi më i mirë në Europë. Ne ishim larg nivelit të Milanit, por përmbysja ishte spektakolare”.

/Panorama Sport/