Lushtaku: Asgjë nuk po funksionin te Drenica, ky është problemi kryesor

480

Drenica në sezonin pranveror është duke kaluar në një krizë të thellë të rezultatëve, shkruan Gazetasheshi.com

E kjo krizë e klubit nga Skënderaji po e shqetëson për së tepërmi ish-trajnerin, Tahir Lushtaku.

Lushtaku i cili mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV, ka potencuar që situata nuk është aspak e mirë tek klubi nga “Bajram Aliu” dhe për këtë ka disa arsye.

“Kriza është veç e shfaqur tek Drenica që nga sezoni i kaluar. Dihet se kanë bërë shumë ndryshime në ekip, kane larguar 12 futbollistë dhe i kanë afruar 12 të tjerë dhe ndoshta ekipi nuk është komponuar dhe lojtarët që jane afruar nuk i përshtateten ekipit. Po shihet një situate jo e mirë, nga kreu i klubit deri tek lojtari i fundit, sepse diçka nuk po funksionon”, tha fillimisht Lushtaku.

“Problemet e Drenicës i kam cek sdi sa herë. Problemi kryesor është menaxhimi i klubit, kur një skuadër nuk funksionon siç duhet, nuk deshiron koment… Gjithë ato ndryshime në gjysmë të sezonit, nuk e di ndonjë ekip që i ka ndodhë në Superligë që në mes të sezonit të transferojë 12 futbollistë e t’i largojë 12 tjerë. Megjithatë, ndoshta edhe trajneri është faktor që klubi nuk po ka rezultate, ndoshta edhe lojtarët. Asgjë nuk po funksionon në ekip dhe problemi kryesor është tek trajneri dhe lojtarët”, përfundoi ish trajneri i Drenicës.

Ndërkohë kanë kaluar 103 ditë dhe ende nuk e ka arritur fitoren Drenica në Superligën e Kosovës. Ndërsa, xhiroja e 21-të e cila luhet në mesjavë ‘kuqezinjët’ do të përballen me Feronikelin.

/GazetaSheshi/