Lulzim Basha sot viziton Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, sot do të qëndrojë në Kosovë për një vizitë, me ç’rast do të takohet dhe do të zhvillojë takime me personalitete të ndryshme në vend.

Basha, vizitën e fillon me vendosjen e një kurore lulesh te varri i presidentit Ibrahim Rugova, ndërsa do ta vizitojë edhe familjen e tij.

Po ashtu, takime Basha do ta zhvillojë edhe me presidentin në ardhje, Hashim Thaçi, me presidenten aktuale, Atifete Jahjaga, me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, dhe me personalitete të tjera të jetës politike dhe publike.

Po ashtu, Basha do të bëj homazhe në memorialin e ri kushtuar Epopesë së UÇK-së dhe Komandantit Adem Jashari. Ai do të takojë pjesëtarë të familjes Jashari. /KosovaPress/