Luljeta Shala dhe Suad Kryeziu, fitues në Vrapimin Pranvera studentore 81 “Gjilani 2016”

141

Organizuar nga Federata Atletike e Kosovës dhe mbështetur nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht nga Drejtoria për sport e kësaj komune, në rrugët e Gjilanit është mbajtur Vrapimi “Gjilani 2016”, garë kjo që u kushtohet ngjarjeve të Pranverës studentore 1981.

Në këtë aktivitet kanë marrë  pjesë afro 300 atletë dhe atlete,përfaqësues nga  Shqipëria,Maqedonia dhe nga Kosova. Në emër të strukturave udhëheqëse të sportit të Gjilanit të pranishmit i përshëndeti, Malazog Hoxha, përgjegjës për sport, kurse garuesit dhe të pranishmit e tjerë i përshëndet Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës i cili edhe e shpalli të hapur garën.Në garën kryesore, në konkurrencën e femrave për seniore e para doli përfaqësuesja e Klubit të Llapit nga Podujeva, Luljeta Shala, kurse në atë të mëshkujve i pari doli atleti i Klubit Rogana, Suad Kryeziu.

Në konkurrencën e junioreve, Gentiana Peci nga klubi Mitrovica ishte më e dalluara, kurse për junior i pari doli Dario Ivanovski nga Maqedonia.Fitues për pioniere dhe pionierë, dolën Fjola Geci e klubit Rogana dhe Berkan Emini-Liria Shkup. Ndërkaq në garat e veteranëve, vendi i pare i takoi përfaqësuesit të ekipit Mitrovica, Xhavit Tahiri. Më të dalluarit në të gjitha disiplinat u nderuan me medalje, kupa dhe diploma si dhe me të holla. Në fund do theksuar se të pranishmit i zbavitën anëtarëret e Ansamblit “Agim Ramadani”.

/Sportrks/