Nga kater kandidatet per rektor te Universitetit te Prishtines, Sali Bashota, Anton Berishaj Naser Sahiti dhe Lul Raka, kane mbetur ne garen finale vetem keta dy te fundit.
Anëtarët e Këshillit Drejtues, e qe jane nente, tash do të votojnë për këta dy kandidatë pasi që në fazën e parë asnjëri nga katër kandidatët nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme nga anëtarët e Këshillit Drejtues.
Raka dhe Sahiti në votimin e parë kanë marrë nga tri vota ndërsa votat tjera kanë shkuar për Sali Bashotën dhe Anton Berishaj.