Luis Enrique “sherr” me gazetarët

98

Tekniku i skuadrës blaugranase nuk duket se ishte ne qef të mirë, pavarësisht fitores së lartë të skuadrës së tij ndaj Getafes, 6-0. Gjatë konferencës së zakonshme për media pas përfundimit të ndeshjes, Enrique u zemërua me një gazetarë që e pyeti teknikun për mos inkuadrimin në lojë të Luis Suarez, transmeton Gazeta Sheshi.

“Kurë e fut në lojë të pyesin, kur nuk e fut në lojë, prap të pyesin”, është shprehur fillimisht Enrique i cili më pas ka shpërthyer:

“Spese ka zhvilluar 850,000 ndeshje dhe ka luajtur në 850,000 minuta”.

Enrique ka sqaruar se të gjithë skuadrës i duhen minutazh dhe normalisht dikush duhet të lirojë vendin për dikë tjetër.

/Gazeta Sheshi/