‘Luftë’ për inkuadrim në Superligë, në Prizren spikat derbi A&N – Liria

840

Java e 17-të në Ligën e Parë, pritet të sjell ndeshjet tejet interesante, shkruan Gazetasheshi.com

Padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në Prizren, ku do të përballen Liria dhe A&N.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyjat skuadra, pasi janë duke luftuar për t’u ngritur në Superligën e Kosovës, edhe pse Liria është me mbrapa në luftë për kreun pasi gjendet në pozitën e gjashtë me 21 pikë. Kurse, A&N gjendet në vendin e tretë me 27 pikë.

Takimi i parë i ka takuar Lirisë me rezultat prej 2 me 0. Ndërsa, kapiteni i Lirisë, Robert Gjeraj për faqen zyrtare ka deklaruar se me kualitetin dhe përvojën shpresojnë të arrijnë pikët maksimale

“Ndeshja është e rëndësishme për të dyja skuadrat, në luftë për kreun.Ne, kemi përvojën dhe kualitetin. Shpresojmë që të arrijmë tre pikë në fund të ndeshjes”, ka deklaruar Gjeraj.

Për, Lirinë në këtë ndeshje do të jetë në mungesë Armend Rugji shkak suspendimit. Ndërkohë, të lënduar janë Valon Bytyqi e Blendi Memaj.

Ndeshja në mes A&N dhe Lirisë do të zhvillohet nesër (e shtune) më fillim nga ora 13:00 në Boka.

/GazetaSheshi/