Paok-Olimpiakos, vajtja e gjysmëfinaleve të Kupës së Greqisë, ka degjeneruar në kaos dhe dhunë masive, me tifozët e PAOK-ut që pushtuan fushën dhe nisën luftën me policinë.
Shkak u bë një karton i kuq i dhënë nga gjyqtari i ndeshjes ndaj sulmuesit vendas Robert Mak, ndërkohë që më parë PAOK-u kishte protestuar disa herë për penallti të padhëna.
Atmosfera ishte shumë e ndezur që para ndeshjes dhe episodet e diskutueshme gjatë takimit sa rritën tensionin, derisa dalja e lojtarit të PAOK-ut me karton të kuq bëri që tifozët vendas të shpërthenin rrethimet dhe të hynin në fushë, duke përzënë këmba-këmbës lojtarët e Olimpiakosit dhe arbitrat.
Në momentin e ndërprerjes, në minutën e 89-të, Olimpiakosi kryesonte 2-1.
Prej minutës së 62-të u aktivizua edhe mesfushori ynë Ergus Kaçe te PAOK-u, që tashmë rrezikon një dënim shumë të rëndë.