Lufta më interesante për titullin e kampionit në histori të Superligës

Superliga e Kosovës zhvillohet me sistemin e Bergerit prej vitit 2009, kur ishte shkurtuar liga nga 16 në 12 skuadra. Prej asaj kohe, për t’u shpallur kampion kanë mjaftuar mesatarisht 68 pikë.

Por sivjet kjo shifër nuk mjafton. Prishtina, Feronikeli dhe Llapi janë duke e zhvilluar luftën më të madhe për titull që është parë ndonjëherë në futbollin kosovar, shkruan Indeksonline.

Akutalisht Prishtina është lidere me 65 pikë, Llapi ka 63, ndërsa Feronikeli me një ndeshje më pak ka 62 pikë.

Zakonisht luftën për titull deri në fund të edicionit e kanë quar maksimalisht dy skuadra, por sivjet është më ndryshe, me Llapin që nuk po dorëzohet dhe po lufton me krejt forcat që të mbetet në mesin e Prishtinës e Feronikelit.

Këto janë përballjet e tri skuadrave deri në fund të sezonit:

Prishtina:

Drenica (Shtëpi)

Drita (Vizitë)

Llapi (Shtëpi)

Trepça ’89 (Shtëpi)

Feronikeli (Vizitë)

Llapi:

Drita (Shtëpi)

Trepça ’89 (Shtëpi)

Prishtina (Vizitë)

Feronikeli (Shtëpi)

Flamurtari (Vizitë)

Feronikeli:

KEK-u (Vizitë)

Gjilani (Shtëpi)

Drenica (Vizitë)

Drita (Shtëpi)

Llapi (Vizitë)

Prishtina (Shtëpi)