Lufta e Dytë Botërore ashtu siç nuk e keni parë (Foto)

Dy ishin vatrat më të ndezura të Luftës së Dytë Botërore, beteja për Europën dhe tjetra ajo kundër Japonisë në Azinë Lindore.

Një copëz të kësaj të fundit e ka sjellë në foto me ngjyra fotografi Jared Enos. Ai ka përpunuar disa nga fotot e shkrepura nga beteja 36-ditore për ishullin Iwo Jima, pak kilometra larg Tokios.

“Duke i përpunuar dhe risjellë me ngjyra këto imazhe, doja të përçoja më qartë sakrificën që kanë bërë njerëzit që luftuan në atë çmenduri”, thotë vetë autori.

Në betejën për Iwo Jima Shtetet e Bashkuara angazhuan 71 mijë trupa, ndërsa japonezët kishin të stacionuara 18 mijë. Lufta e përgjakshme zgjati 36 ditë, gjatë të cilave amerikanët humbën 6400 trupa dhe u plagosën 20 mijë të tjerë, ndërsa në kampin japonez vetëm 200 ushtarë u zunë rob. Pjesa tjetër e tyre luftuan deri në vdekje, ndërsa disa për të mos u kapur vranë veten (harakiri).

Betejat për Iwo Jima dhe Sepan u zhvilluan në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe para planeve të Shteteve të Bashkuara për të përdorur bombat atomike. Pikërisht humbjet e mëdha në këto dy beteja, bindën drejtuesit amerikanë se një zbarkim me trupa në tokën japoneze ishte një mision vetëvrasës, ndaj vunë në lojë bombat atomike. E para u hodh në Hiroshima më 6 gusht, ndërsa tjetra në Nagasaki 3 ditë më vonë. Dy shpërthimet e fuqishmë shkaktuan 140 mijë të vdekur dhe detyruan Japoninë të dorëzohej.