‘Luanët’ e 89-shit janë gati për ta ndalur Prishtinën

Prishtina dhe Trepça ‘89 takohen ditën e mërkurë, (14 mars) me fillim nga ora 14:00 në stadiumim “Shahin Haxhiislami”, në Pejë.

Skuadra nga Mitrovica është e gatshme për këtë super përballje e cila do të thotë shumë për të dyja skuadrat.

Kampionët të gatshëm për derbin e radhës, ka shkruar skuadra e Trepçës’89 në faqen e klubit në FB.

Ky është postimi i plotë i skuadrës nga Mitrovica.