Luan për Shqipërinë, uron Kosovën (Foto)

173

Sulmuesi kosovar i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, i ka uruar suksese Kosovës në debutimin e saj në eliminatoret për botëror.

Ai ka postuar në Facebook një foto të Përfaqësueses së Kosovës, para ndeshjes që kjo e fundit e zhvillon sonte kundër Finlandës.

“I uroj suksese dhe fat Kombëtares së Kosovës për ndeshjen e parë historike për garat kualifikuese të Botërorit 2018. Jemi një”, ka shkruar Gashi,

Gashi pritet ta udhëheq sot Shqipërinë kundër ndeshje Maqedonisë.

I uroj suksese dhe fat Kosovës për ndeshjën e parë historike për garat kualifikuese të Botërorit 2018! #Gashi #Jeminje…

Posted by Shkelzen Gashi on Monday, September 5, 2016