Luajtëm në Luksemburg, mirëpo prezenca e juaj na bëri të ndihem si në Kosovë

Kosova ka arritur fitoren e dytë në para-kualifikime të FIBA World Cup.

‘Dardanët’ kanë arritur ta mposhtin Luksemburgun si mysafir me rezultat 84:80, shkruan Sheshi.

Ndër meritoret për fitoren ka qenë Gëzim Morina, ku ka realizuar gjithësej 13 pikë.

Morina në postimin e tij në rrjete sociale ka lavdëruar shqiptarët duke thënë se na keni bërë të ndihemi si në Kosovë:

“Luajtëm në Luxemburg,mirpo me prezencën tuaj në palestër , na bëtë të ndihemi si të luanim në Kosovë,këtë mund ta bëjmë vetëm shqiptarët, tha Gëzimi Morina, shkruan Sheshi.

Morina gjithashtu ka thënë se: Ky rikthim nuk do të ishte i mundshëm pa juve !!!Faleminderit , faleminderit, faleminderit 🙌🏻🙌🏻🙌🏻
Juve që ishit sonte në sallë si dhe gjithë atyre që na ndoqët pranë televizionit !
Vazhdjomë para … 🇽🇰 🏀 🇦🇱, tha ai. GazetaSheshi.

Kosova me fitore ndaj Luksemburgut gjendet si lidere në grupin B me 4 pikë, ndërsa në të dytin dhe të tretin Islanda dhe Sllovakia me nga 3 pikë dhe e fundit Luksemburgu me 2 pikë.